Në Deçan një person ka raportuar se ka gjetur një granatë dore. Mjetin e kishte gjetur përderisa ishte duke punuar në arën e tij.
“Ankuesi ka raportuar se derisa ishte duke punuar token e tij ka hasur në shtatë mjete të dyshuara granata dore të llojit A- 6. Njësiti policor ka bërë sigurimin e vendit të ngjarjes ndërsa rreth orës 18:30 njësiti për deminim i FSK-së ka bërë tërheqjen e mjeteve të dyshuara në mënyrë të sigurt”, ka bërë të ditur policia./Insajderi.com