Gjenden dy shqiptarë të vdekur në Itali

Gjenden dy shqiptarë të vdekur në Itali

Dy të rinj shqiptarë janë gjetur të vdekur në një gurore të braktisur në Acquasanta në La Spezia në Itali. Mediat italiane raportojnë se trupat e tyre u zbuluan nga policia italiane.

Ata u gjetën gjatë natës pa shenja jete. Policia identifikoi njërin prej tyre, si Fabiol Kycyku 19 vjeç.

Familja e tij kishte denoncuar zhdukjen të dielën e shkuar. Ndërkohë mbetet ende i paidentifikuar shqiptari tjetër, raporton Panorama.

Pas ngjarjes policia nisi menjëherë hetimet. Mediat italiane duke iu referuar mjekut ligjor shkruajnë se shqiptarët duhet të kenë vdekur para 3 ditë më parë në mënyrë aksidentale. Ata dyshohet se kane rënë nga një lartësi prej 40 metrash nga rruga bregdetare që çon në territorin turistik “Cinque terre”.

Policia thotë se nuk ka plage te tjera ne trupat e tyre shkaktuar nga arme zjarri apo te ftohta.