Gjenden mbetje mortore në Gjakovë, dyshohet se janë nga lufta e fundit e 1999

Gjenden mbetje mortore në Gjakovë, dyshohet se janë nga lufta e fundit e 1999

Në varrezat e qytetit të Gjakovës  dyshohet se janë gjetur mbetje mortore nga lufta e fundit në Kosovë.

Kështu ka njoftuar dega në Gjakovë e Policisë së Kosovës, përcjell Insajderi.

“Në varrezat e qytetit të Gjakovës që janë më lokacion në lagjen e Brekocit, në vendin ku janë të varrosur dëshmorët e luftës së fundit në Kosovë, janë gjetur mbetje mortore të një personi të pa identifikuar- panjohur, e që ishte me veshje ushtarake dhe emblem të UÇKsë”, thuhet në kumtesë.

Patrulla policore ka dalë në vend të ngjarje, ka kontaktuar me dëshmitarin e rastit, e që është dhe punëtor i varrezave të qytetit, dhe njofton se derisa po hapte një gropë varri ka hasur në mbetjet mortore në fjalë.

“Dyshohet se mbetjet mortore i përkasin një ushtari të UÇK-së deri tani të pa identifikuar, gjithashtu nuk dihet dhe nga kush është varrosur aty. Në vend ngjarje ka dalë njësia e hetimeve të stacionit policor – Gjakovë, ato Rajonale dhe pritet së shpejti të dali dhe Njësia qendrore e Hetimit të Krimeve të Luftë”, thuhet në njoftim. /Insajderi.com