Në fshatin Planejë të Hasit në Prizrenit janë gjetur disa mbetje mortore, ndërsa të mërkurën njësitet policore kanë bërë tërheqjen e skeleteve të cilat dyshohen të jenë të njeriut, njofton Insajderi.
Po ashtu në ate lokacion Forcat e Sugurisë së Kosovës kanë tërhequr një mjet të dyshuar të pashpërthyer.
Rastin për Gazetën Online Insajderi e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.
“FSK-ja dhe Policia e Kosovës dhe njësitet për krime të luftës kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë tërhequr mjetin shpërthyer nga ajo shpellë dhe në mënyrë të kontrolluar është bërë edhe vlerësimi i tij. Ndërsa, mbetjet të cilat janë gjetur janë marrë nga ekspertët për krime lufte”, tha ai.
Ndërsa, në raportin 24 orësh të policisë thuhet se në lidhje me në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i shtetit dhe rasti po vazhdon të hetohet.
“Me datë 06.01.2021 nga njësitë e FSK-së është bërë tërheqja e mjetit të dyshuar të pa shpërthyer ndërsa nga njësitë relevante policore është bërë tërheqja e skeleteve që dyshohet të jenë skelet njeriu. Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i shtetit. Rasti vazhdon të hetohet”, njofton policia./Insajderi.com