Gjenden personazhet e fotos ‘historike’ që u bë pak minuta para se të digjej katedralja Notre Dame

Gjenden personazhet e fotos ‘historike’ që u bë pak minuta para se të digjej katedralja Notre Dame

Fotografja Brooke Windsor ka bërë fotografinë e një babi duke luajtur me fëmijën  e tij para katedrales Notre Dame pak minuta para se ajo të përshkohej nga flakët, shkruan Insajderi.

Fotografia e saj ishte shpërndarë në mënyrë virale në rrjetin social Twitter pas tragjedisë, ku ajo po kërkonte të gjente personazhet e fotos në një moment të tillë kaq historik.

Kjo  fotografi ishte shpërndarë më shumë se 240 mijë herë dhe ishte pëlqyer 467 mijë herë nga njerëzit anë e mbanë botës të cilët e kishin përshkruar atë si “historike” dhe  “një moment special në kohë” para dëmit në Notre Dame që shokoi botën.

Më vonë Windsor kishte treguar në Twitter se kërkimi kishte marrë fund pasi prindi ishte gjetur.

Arsyeja e këtij kërkimi nga ana e fotografes ishte se ajo dëshironte ta ndante këtë kujtim me ata, gjë e cila u prit mirë edhe nga ana e babit i cili kishte dashur të jetë anonim.

Ai e kishte falënderuar fotografen dhe kishte thënë se do ta gjente një vend të veçantë për atë foto. /Insajderi.com