Gjendet 26 vjeçarja e zhdukur nga Skenderaj – në gjendje jo të mirë

Gjendet 26 vjeçarja e zhdukur nga Skenderaj – në gjendje jo të mirë

26-vjeçarja Egzona Ferati, e cila ishte raportuar se është zhdukur ditë më parë, është gjetur por jo në gjendje të mirë shëndetësore, njofton Insajderi.

Lajmin e ka konfirmuar, humanisti i njohur dhe personi që ka shërbyer në gjetjen e shumë qytetarëve të humbur në Kosovë, Ridvan Tahiri, përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook.

“Egzona u gjet jo edhe në gjendje të mirë. Gjallë dhe e ligësht me shëndet”, ka shkruar Tahiri.

E reja nga Skenderaj ishte zhdukur para tetë ditëve, ndërsa deri më tani nuk është ditur asgjë për vendndodhjen e saj.

Për gjetjen e saj ëahtë deklaruar edhe kryetari i komunës së Skënderajt, Bekim Jashari, i cili ka thënë se ajo është gjetur në fshatin Gllanasellë dhe se ekipi mjekësor do t’i japë ndihmën e parë.

“Lajm i mrekullueshëm! Egzona Islam Ferati është gjetur e gjallë, në fshatin Gllanasellë. Tani ekipi mjekësor do të ofrojë ndihmen e parë dhe do të na njoftojë për gjendjen e saj shëndetësore”, ka shkruar Jashari në Facebook. /Insajderi.com