Gjendet arma me të cilën u vra i riu Aulon Zeka

Gjendet arma me të cilën u vra i riu Aulon Zeka

Policia e Kosovës ka zbardhur fakte të reja rreth vrasjes së të riut Aulon Zeka më shumë se një muaj e gjysmë më parë në Prishtinë.

Me datë 15 shtator në Rrugën Zagrebi në Prishtinë kishte ndodhur rasti i vrasjes së rëndë, me ç’rast ishin arrestuar dy të dyshuar.

“Pas hetimeve të zhvilluara është arritur të gjendet edhe arma me të cilën dyshohet se është kryer krimi”, raporton policia.

Policia njoftonte nga ajo kohë deri më sot arma ka kaluar tek pesë persona, dy nga ta të mitur.

“Që të pestët janë intervistuar dhe me vendim te prokurorit që të gjithë lirohen në procedurë të rregullt”, njofton policia.

Aulon Zeka u vra të premten e 15 shtatorit, ndërsa trupi i tij u gjet pas 13 orëve, mesditën e së shtunës (16 shtator). Vendi ku ka ndodhur krimi nuk është aq i frekuentuar, andaj viktima është gjetur të nesërmen.

Për këtë vrasje, policia ka arrestuar dy të mitur, Guxim H. (16 vjeç) dhe Riga G. (15 vjeçe), ndaj të cilëve Prokuroria u ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji.