Gjendet breshka gjigante 100 vjeçare në ishullin Galapago

Gjendet breshka gjigante 100 vjeçare në ishullin Galapago

Në ishujt Galapagos të Fernandinës, është gjetur një specie e breshkave gjigante që mendohet se ka ekzistuar për më shumë se njëqind vjet.

Një breshkë femër e llojit Chelonoidis Phantasticus është gjetur në një ekspeditë të udhëhequr nga autoritet e parkut Galapagos, shkruan Insajderi.

Ka pasur vetëm një specie të tillë më parë, e cila njihet si breshka e ishullit Fernandina, e gjetur gjatë një ekspedite në Kaliforni në vitin 1906.

Fernandina është ishulli më i ri në arkipelagun e Galapanos, dhe më aktivi për nga ana e vullkaneve.

Pavarësisht ndikimeve të ambientit, besohet se mund të ketë ende breshka të llojit të tillë në ishull.

Të paktën 14 specie të breshkave gjigante jetuan në nëntë prej ishujve të Galapagos, të gjitha të ndryshme në madhësi dhe formën e guacës. Kurse sot vetëm dhjetë nga këto specie jetojnë në 6 ishujt e mbetur./Insajderi.com