Gjendet djali që kishe humbur në Malishevë

Gjendet djali që kishe humbur në Malishevë

Jetmir Rudi nga fshati Rud i Malishevës është gjetur pasi ishte raportuar nga familjarët e tij se është zhdukur, njofton Insajderi.

I njëjti është duke marrë ndihmë mjekësore në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Malishevë.

Rastin e ka konfirmuar nga Policia e Gjakovës.

Në raportin e policisë thuhet ai është gjetur edhe me ndihmën e familjarëve.

Aktualisht, njësitet kompetente po merren me procedurat tjera dhe do të vazhdohet deri sa i dyshuari për humbje të jetë në gjendje të deklarohet.

Pasditen e së shtunës Jetmiri ishte larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më. Familjarët e kishin lajmëruar Policinë se Jetmiri është zhdukur./Insajderi.com