Gjendet e varur në litar një 11 vjeçare

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në qytetin e Vlorës. Sipas informacioneve paraprake, mësohet se një vajzë 11-vjeçare është gjetur pa shenja jete në banesën e saj.

Lajmin e kanë dhënë familjarët e të miturës të cilët, janë shprehur se e kanë gjetur vajzën të varur në litar në banesë.

Ajo është dërguar menjëherë në spitalin e qytetit bregdetar por nuk ka mundur të mbijetojë, shkruan Shekulli.