Gjendet i vdekur ish-prokurori Agron Matjani

Ish-prokurori, Agron Matjani është gjetur i vdekur në banesën e tij në Prizren. Trupi i pajetë është gjetur nga familjarët e tij.

Lajmin e ka bërë të ditur për Insajderin, zëdhënës i Policisë në Prizren, Shaban Osmanollaj.

“Policia rajonale në Prizren e ka konstatuar një rast si vdekje të dyshimtë, në bazë të njësimit që kanë bërë familjaret e tij, është gjetur i vdekur në banesën e tij në Prizren”, tha Osmanollaj.

Me urdhër të prokurorit trupi i pajete është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore, në Prishtinë.

“Në vendin e ngjarjes ka dalur mjeku kujdestar i cili e ka konsistuar vdekjen fillimisht , pastaj kanë dal Njësiti i Hetimeve dhe Forenzika dhe prokurori. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë dërgohet në Prishtinë për obduksion”, tha Osmanollaj./Insajderi.com