Gjendet i vdekur në jug të Brazilit babai i Allison Becker

Gjendet i vdekur në jug të Brazilit babai i Allison Becker

Një lajm i pikëlluar ka tronditur familjen e portierit të Liverpool, Allison Becker. Babai i tij, Jose Agostinho Becker, ka ndërruar jetë në moshën 57 vjeçare në jug të Brazilit, njofton Insajderi.

Mediat vendase bëjnë me dije se ai është gjetur i vdekur në një liqen pranë shtëpisë së tij. Lajmi për ndarjen nga jeta të babait gardianit të Liverpool është konfirmuar edhe nga klubi i Sao Paolos nëpërmjet një njoftimi zyrtar në “Tëitter”.

“Me shumë keqardhje ekipi i Sao Paulos merr lajmin e trishtuar për vdekjen e Jose Agostinho Becker, babait të portierëve, Allison dhe Muriel”, shkruhet në njoftimin e klubit brazilian.

Siç raportohet, 57 vjeçari ishte raportuar i zhdukur dhe vetëm pas disa orëve ai u gjet i vdekur në liqen. /Insajderi.com