Gjendet i vdekur në oborrin e shtëpisë

Gjendet i vdekur në oborrin e shtëpisë

Një person është gjetur i vdekur në oborrin e shtëpisë së tij të martën në Prishtinë, njofton Insajderi.

Sipas policisë, viktima është gjetur rreth orës 06:10 të mëngjesit.

“Prishtinë 18.05.2021-06:10. Është raportuar se viktima mashkull kosovar në oborrin e shtëpisë së tij ishte gjetur pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante të policisë dhe prokurori i shtetit me urdhrin e të cilit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport.

Rasti vazhdon të hetohet./Insajderi.com