
Një person është gjetur i vdekur të martën në shtëpinë e tij në fshatin Komoran të Gllogocit, njofton Insajderi.
Policia bën të ditur se në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë.
Me vendim të prokurorit, trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
Rasti në polici është hapur si “Vdekje e dyshimtë”
“Komoran, Gllogoc 30.03.2021-07:33. Viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me gjashtë fishekë dhe një gëzhojë. Ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për Obduksion”, thuhet në raportin policor./Insajderi.com