Gjendet i vdekur një 81 vjeçar në Ferizaj

Gjendet i vdekur një 81 vjeçar në Ferizaj

Prokuroria Themelore e Ferizajt ka bërë të ditur se dje rreth orës 16:40 një person është gjetur pa shenja jete, në Ferizaj.

Personi që ishte gjetur pa shenja jetë ishte i moshës 81 vjeçare, raporton Insajderi.

Me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi i pajetë i të ndjerit dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për autopsi.