
Një person është gjetur i vdekur në oborrin e shtëpisë së tij në Kaçanik, njofton Insajderi.
Rasti ka ndodhur gjatë mbrëmjes së djeshme, ndërkaq për të ka bërë të ditur Policia e Kosovës.
Në njoftimin 24-orësh të policisë thuhet se me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
Ende nuk dihen shkaqet e vdekjes dhe policia është duke hetuar rastin.
“Viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në oborrin e shtëpisë së tij. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftimin e policisë. /Insajderi.com