Gjendet i vdekur një burrë në shtëpinë e tij

Gjendet i vdekur një burrë në shtëpinë e tij

Një burrë është gjetur pa shenja jete nga familjarët në shtëpinë e tij në Pejë, njofton Insajderi.

Viktima është i moshës rreth 50 vjeçare.

Rastin për Insajderin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili tha se ngjarja ka ndodhur mëngjesin e së enjtes në rrugën “Vëllezërit Petreq”.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore dhe ekipi mjekësor të cilët e kanë konstatuar vdekjen e viktimës”, ka thënë Gashi.

Tutje, ai bëri të ditur se trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion./Insajderi.com