fbpx

Gjendet i vdekur një person në Pejë

Gjendet i vdekur një person në Pejë

Një person është gjetur i vdekur dje rreth orës 16:30 në rrugën “Konferenca e Bujanit” në Pejë.

Këtë e bënë të ditur Policia e Kosovës përmes një komunikata ku ka thënë se njësis policiorë ka dalur menjëherë në vendin e ngjarjes, aty kanë takuar dëshmitarët (nënën dhe dajën e viktimës) dhe viktimën të shtrirë në dhomë.

Sipas policisë ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës, G.M. i cili kishte ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

Në koordinim të plotë me Prokurorin e shtetit, rasti është cilësuar si ‘Hetim i vdekjes’ dhe do të zhvillohen hetime intenzive për të sqaruar të gjitha rrethanat rreth këtij rasti.

Me urdhër të prokurorit, trupi i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.