Gjendet i vdekur një person në Podujevë

Policia e Kosovës njofton se një person është gjetur i vdekur në oborrin e shtëpisë së tij në Podujevë.

Sipas policisë, viktima kishte pësuar lëndime, i cili ishte dërguar nga familjarët në QKMF në Podujevë, pastaj me urgjencë në QKUK, por nga mjekët është konstatuar se viktima kishte arritur pa shenja jete.

Rasti ka ndodhur dje në mesditë, ndërsa trupi i pajetë  është dërguar në IML për obduksion.