Gjendet marihuanë brenda oborrit të burgut në Smrekonicë

Gjendet marihuanë brenda oborrit të burgut në Smrekonicë

Brenda oborrit të burgut në Smrekonicë të Vushtrrisë, është gjetur një sasi e vogël me substanca të dyshuara narkotike të llojit Marihuanë, njofton Insajderi.

Kështu është raportuar në njoftimin 24-orësh të Policisë së Kosovës, ku thuhet se dyshohet që kjo substancë narkotike ishte hedhur aty nga ndonjë person jashtë rrethojave të burgut.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, rasti vazhdon të hetohet.

“Fsh. Smrekonicë, Vushtrri 10.10.2020 – 13:10. Është raportuar se brenda oborrit të burgut  është gjetur një sasi të vogël me substanca të dyshuara narkotike të llojit Marihuanë e  cila dyshohet se ishte hedhë aty nga ndonjë person jashtë rrethojave të burgut. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftimin e Policisë. /Insajderi.com