Gjendet në liqe të Badovcit, trupi i pajetë i një gruaje

Gjendet në liqe të Badovcit, trupi i pajetë i një gruaje

Një grua është gjetur pa shenja jete në Liqenin e Badovcit gjatë së hënës, rreth orës 14:00, njofton Insajderi.com.

Siç bëhet e ditur në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës, pasi është marra informata se në liqe ishte vërejtur një trup i pajetë, njësia përkatëse e ka nxjerr atë nga uji.

Vdekje e dyshimtë

“Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se në liqe kishte vërejtur një trup të pa jetë. Njësia përkatëse ka nxjerr trupin e pa jetë nga uji. Në bazë të identifikimit të kryer është konstatuar se trupi i pa jetë është i një femre kosovare”, thuhet në njoftim.

Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. /Insajderi.com