Gjendet një person i vdekur në Bresalc të Gjilanit

Gjendet një person i vdekur në Bresalc të Gjilanit

Një person është gjetur pa shenja jete gjatë ditës së djeshme në fshatin Bresalc të Gjilanit, njofton Insajderi.

Rasti është bërë i ditur në raportin 24-orësh të policisë, ku thuhet se vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar.

Njësitë përkatëse dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes, derisa rasti është cilësuar si “vdekje e dyshimtë”.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

“Fsh. Bresalc, Gjilan 19.04.2021-13:00. Raportohet se viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Njësitë përkatëse dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftimin e policisë. /Insajderi.com