Gjendet një person i vdekur në korridorin e një ndërtese

Gjendet një person i vdekur në korridorin e një ndërtese

Një person është gjetur i shtrirë pa shenja jete në korridorin e një ndërtese në Graçanicë.

Ngjarja ka ndodhur të hënën rreth orës 12:10, njofton Policia e Kosovës.

Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Rasti në polici është hapur si “Vdekje e dyshimtë”./Insajderi.com