Gjendet një person i vdekur në Prishtinë, policia jep detaje

Gjendet një person i vdekur në Prishtinë, policia jep detaje

Një 57-vjeçar është gjendur i vdekur pasditen e sotme në rrugën “Isa Kastrati”, në Prishtinë.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha ka treguar për Gazetën Insajderi se trupi i tij është gjendur rreth orës 18:37.

“Më 14.10.2019, ora 18:37 në rr. Isa Kastrati në Prishtinë është raportuar për një person (viti i lindjes 1962) pa shenja jete. Njësitet policore menjëherë kanë dalë në atë lokacion, përderisa ekipet emergjente të ndihmës së parë kanë konfirmuar vdekjen e tij”, ka thënë Hoxha, për Insajderin. /Insajderi.com