Gjendet një person i vdekur në Zvecan

Një person është gjetur pa shenja jete dje rreth orës 09:58 në Zveçan

Policia ka raportuar se trupi i pajetë ishte shtetas serb ndërsa vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor.

Në vendin e ngjarjes në një largësi prej 150 metra është gjetur një armë zjarri-pushkë.

Me vendim të Prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion ndërsa rasti vazhdon të hetohet.