
Policia raporton se është gjetur pa shenja jete një person i gjinisë mashkull i komunitetit serb, në shtëpinë e tij në Mitrovicë.
Në vend të ngjarjes kanë dalë njësitet policore dhe ekipi i ndihmës së shpejtë, të cilët edhe kanë konstatuar vdekjen e viktimës.
Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. /Insajderi.com