Gjendet pa shenja jete në banesën e tij

Gjendet pa shenja jete në banesën e tij

Dje në rrugën “Jakov Xoxa” në Prishtinë, një person është gjetur pa shenja jete në banesën e tij.

“Raportohet se viktima mashkull K/Shqiptar, në rrethana të panjohura është gjetur pa shenja jete në banesën e tije. Vdekjen e viktimës në vendin e ngjarjes e ka konstatuar mjeku kujdestar. Rastit i janë përgjigjur njësitet relevante policore”, thuhet në raportin policor.

Me vendimin e prokurorit, trupi i pajetë i viktimës dërgohet për obduksion në IML.