Gjendet pa shenja jete një foshnje në Fushë Kosovë

Gjendet pa shenja jete një foshnje në Fushë Kosovë

Një foshnjë është gjetur pa shenja jete mëngjesin e së mërkurës në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Fushë Kosovë, njofton Insajderi.com.

Sipas raportit të Policisë, rasti është inicuar si “vdekje e dyshimtë” dhe se trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

“Nga QKMF në fshatin Bresje është pranuar informata se është sjellë foshnja mashkull kosovar pa shenja jete. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e Policisë.

Edhe të dielën që lamë pas ka ndodhur një vdekje e dyshimtë në Prishtinë, ku një person dyshohet se ka pësuar sulm epilektik në banesën e tij me ç’rast dhe ka ndërruar jetë. /Insajderi.com