Një person është gjetur pa shenja jete gjatë pasdites së djeshme në Viti, njofton Insajderi.
Kështu është bërë e ditur në njoftimin 24-orësh të Policisë së Kosovës, ku tutje thuhet se njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, poashtu edhe ekipi mjekësor i cili edhe e ka konstatuar vdekjen e viktimës.
Rrethanat e vdekjes së tij ende nuk dihen, ndërkaq me vendim të prokurorit, trupi i pajetë dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
“Viti 26.10.22020 – 17:50. Është raportuar se një mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete. Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu edhe ekipi mjekësor i cili edhe ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në njoftimin e policisë. /Insajderi.com