Gjendet trupi i pasanikut indian Siddartha

Autoritetet indiane e kanë nxjerrë trupin e themeluesit të zinxhirit të kafes Coffee Day V. G. Siddartha nga lumi Nethravat në afërsi të qytetit Mangalora, në të cilin u zhduk të hënën.

Gjendet trupi i pasanikut indian Siddartha

“Sipas rezultateve preliminare, policia e identifikoi trupin e V. G. Siddarthas”, ka thënë një zyrtar për Reutersin dhe ka shtuar se familja e tij është lajmëruar.

Agjencia pretendon se Siddartha ka udhëtuar për Mangalor, kur në një urë e kishte lutur vozitësin ta presë derisa të shëtisë pak.

Kanalet televizive kanë publikuar xhirimet e shpëtimtarëve në barka duke kërkuar nëpër lumin Nethravat në afërsi të urës në të cilën Siddartha ishte parë për herë të fundit.

Zhdukja e Siddarthas ka ndikuar në investime, andaj kanë rënë aksionet e  “Coffee Day-it” për 20 për qind.

Mediet indiane spekulojnë se Siddartha ishte nën presion për shkak të borxheve të mëdha. Në letrën të cilën pretendohet se ka shkruar, Siddartha e akuzon një partner të paemëruar që po i bën presion për t’ia blerë aksionet, ndërsa autoritetet tatimore për shqetësim dhe  vendimet të cilat e kanë rrezikuar likuiditetin e kompanisë së tij.

“Kam luftuar një kohë të gjatë, por tani po heqë dorë”, pretendohet se ka shkruar Siddartha, duke shtuar se e merr përgjegjësinë për afarizmin e kompanisë.

Kompania, të cilën e ka themeluar në vitin 1993 në Bangalore, u rritë në zinxhirin më të madh të kafes me mbi 1.700 vende shitëse në 245 qytete të Indisë, dhe është prezent edhe në tregjet botërore.

Sa është e ditur, Siddartha posedon 33 për qind të aksioneve të kompanisë, derisa gruaja e tij dhe familja kanë edhe 21 për qind të pjesëmarrjes në kompani, që do të thotë se familja në të vërtetë ka shumicën e pronësisë së kompanisë./Insajderi.com.