Policia në Drenas ka arritur të gjejë veturën e cila ishte vjedhur një ditë më parë. Vjedhja kishte ndodhur më 2 nëntor rreth orës 20:45.
“Në lidhje me rastin raportohet se me 03.11.2017 në oborrin e shtëpisë pronë e të dyshuari mashkull shqiptar, është gjetur dhe konfiskuar vetura e vjedhur”, raporton policia.
I dyshuari është arrestuar dhe është dërguar me procedurë të përshpejtuar në gjykatë
kompetente dhe me vendim të prokurorit, i njëjti është dërguar në mbajtje.