“Gjendja shëndetësore e Ratko Mlladiq s’është e mirë”, thotë djali i tij

“Gjendja shëndetësore e Ratko Mlladiq s’është e mirë”, thotë djali i tij

Nëse provat merren parasysh, gjenerali Ratko Mlladiç do të lirohet në 8 qershor dhe nëse Tribunali Penal Ndërkombëtar për Hagën mbështet vendimin e shkallës së parë, do të jetë dëshmi se puna e tyre nuk ka asnjë lidhje me të drejtën ndërkombëtare dhe drejtësinë, tha Darko Mlladiq, djali i kriminelit të dënuar të luftës, Ratko Mlladiq.

Darko pretendon se shëndeti i dobët i babait të tij është arsyeja kryesore pse autoritetet nxituan të caktojnë shpalljen e vendimit përfundimtar, shkruan radiosarajevo, transmeton Insajderi.

Ai deklaroi se Mlladiq kishte një krizë shëndetësore javën e kaluar, por që familja nuk ishte informuar në lidhje me gjetjet e ekzaminimit.

“Kishte gjithashtu humbje të dukshme të kujtesës, kur ai nuk mund të mbante mend disa gjëra themelore, kështu që u përmirësua pak. Në përgjithësi, gjendja e tij shëndetësore është e keqe”, tha Darko Mlladiq. /Insajderi.com