Edhe tetë viktima tjera në Maqedoni

Në Maqedoninë e Veriut situata me coronavirus nuk po stabilizohet pasi u regjistruan edhe 163 raste të reja me COVID-19.
Prej tyre në Shkup janë 87, Kumanovë-7, Dibër-2, Shtip-10, Prilep-3, Tetovë-16, Strugë-8, Ohër-1, Kavadar-1, Demir Hisar-1, Gostivar-8, Strumicë-1, Kratovë-1, Shën Nikollë-9, Kërçovë-3, Resnjë-5.
Lajmi i keq është për tetë viktima tjera të cilët e humbën betejën me coronavirus.
Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni njofton poashtu edhe për 230 të shëruar. /Insajderi.com/