Gjendet një bombë afër shkollës së Mjekësisë në Prishtinë

Gjendet një bombë afër shkollës së Mjekësisë në Prishtinë

Dyshohet se një bombë është gjetur sot në Prishtinë afër shkollës së mjekësisë, “Ali Sokoli”.

Rastin për Insajderin e ka konfirmuar edhe Policia. Daut Hoxha zëdhëndës në Policinë e Kosovës ka thënë se pak më parë ka marr një informat se tek rrethi i Flamurit të Prishtinës është gjetur një mjet i dyshuar.

“Ju konfirmoj se Policia ka pranuar informatën pak më parë se te rrethi i Flamurit ne Prishtinë afër shkollës Ali Sokoli gjendet një mjet i dyshimtë”, ka thënë Hoxha.

Hoxha ka shtuar policia menjëherë ka dal në vendin e ngjarjes dhe për informacione tjera do të njoftojnë me kohë.

“Menjëherë njësitet policore kane shkuar në atë lokacion, kanë bërë sigurimin e lokacionit dhe janë njoftuar edhe njësitet tjera kompetente policore që merren me raste të tilla. Për informacione tjera do të njoftoheni me kohë”, ka thënë Hoxha. /Insajderi.com