Gjenerali Clark pritet me nderime ushtarake

Gjenerali Clark pritet me nderime ushtarake

Ish-komandanti i trupave të NATO-s gjatë bombardimeve kundër caqeve serbe më 1999, gjenerali Wesley Clark, ka filluar vizitën e tij në Kosovë, njofton Insajderi.

Clark fillimish është pritur nga ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Armend Mehaj, me ceremoni ushtarake.

Fillimisht ai u prit nga ministri i Mbrojtës së Kosovës, Armend Mehaj me ceremoni ushtarake.

Pas takimit me ministrin Mehaj, do të kenë një konferencë të përbashkët për media.

Gjenerali tashmë i pensionuar, gjatë ditës pritet të takohet edhe me krerët shtetërorë, presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti. /Insajderi.com