Gjenerali Wesley Clark ia dërgon një letër Ramush Haradinajt

Gjenerali Wesley Clark ia dërgon një letër Ramush Haradinajt

Kryeministri i dorëhequr i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pranuar sot një letër falënderimi nga ish-komandanti i forcave të bashkuara të NATO-së për Europë, Wesley Clark për mikpritjen dhe nderimet gjatë 20-vjetorit të ndërhyrjes së aleancës veri-atlantike në Kosovë.

Haradinaj e ka falënderuar ish-komandantin Clarck, duke thënë se, populli i Kosovës do të jetë përjetësisht mirënjohës dhe do ta lartësojë emrin dhe veprën e tij.

“I nderuar të pranoj letër falënderimi nga ish-komandanti suprem i forcave të bashkuara të NATO-së për Europë, Wesley Clark, përmes së cilës shpreh konsideratën për mikpritjen dhe nderimet gjatë 20-vjetorit të ndërhyrjes së aleancës veri-atlantike në Kosovë, si dhe më përgëzon për angzhimin tim përgjatë këtyre viteve për të sjellë progres dhe zhvillim në vend. Populli i Kosovës do të jetë përjetësisht mirënjohës dhe do ta lartësojë emrin dhe veprën e Gjeneralit Clark’’, ka shkruar Haradinaj.