fbpx

Gjëra më të çuditshme që do i shihni vetëm në Kinë

Gjëra më të çuditshme që do i shihni vetëm në Kinë

Kinezët gjithmonë duket se do të sjellin diçka të papritur e që do të habisë pjesën tjetër të botës.

Më poshtë janë disa prej këtyre shembujve, që vështirë se mund t’i gjeni në ndonjë shtet tjetër.

Në supermarket gjeni nje peshkaqen të tërë në shitje.

Nuk mungojnë as krokodilët në supermarket.

Gaforre të gjalla shiten në makineta.

Kina është një prej shteteve me smogun më të lartë e për këtë arsye në dyqane gjen edhe kanaçe me ajër të pastër, me aroma të ndryshme.

Qytetet fantazmë- Industria e ndërtimi në Kinë ka ecur me ritme të shpejta duke krijuar edhe qytete të tëra fantazma, pasi në këto qytete të reja nuk banon asnjë person.

Rritës buburrecash. Në Kinë insektet përdoren shumë në mjekësinë popullore dhe rritja e tyre ka rezultuar një biznes i sukseshëm.

Kompanitë kanë ndërtuar rrjeta mbrojtëse në ndërtesat e tyre për të evituar vetëvrasjet e punonjësve.

Ushtria e Kinës është një prej më të bukurave, pasi evidentohet për numrin e lartë të femrave të bukura që janë rekrutuar në ushtri.

Shtepite gozhde, kompanitë e mëdha të ndërtimit janë të detyruara që të mos i prekin shtëpitë e vjetra nëse ata refuzojnë të zhvendosen. Dhe në Kinë ka shumë shtëpi të tilla.

Nëse do të shkoni në Kinë mos u habisni kur të shikoni njerëz në rrugë me pizhame, atje duket diçka normale.

Një pyll gurësh 270 milionë vjeçar. Ky grumbull gurësh, i cili mendohet se është më tepër se 270 vjeçar është marrë në mbrojtje nga UNESCO.

Nëse mërziteni nga trafiku në rrugët e qytetit tuaj, shikoni njjëherë se çfarë kaosi krijohet në Kinë nga lëvizja e miliona makinave.