Gjërat që duhet ditur para se t’i zbardhoni dhëmbët

Gjërat që duhet ditur para se t’i zbardhoni dhëmbët

Të kesh dhëmbë të bardhë është dëshira e shumë njerëzve dhe për ata që nuk i kanë, përpiqen ta arrijnë këtë përmes teknikave të reja dentare. Por ka një problem, i cili qëndron tek efektet anësore të procedurës së zbardhimit të dhëmbëve, tek kohëzgjatja dhe tek ndryshimi i mënyrës së të ushqyerit.

Ja 5 gjërat që duhet të dini përpara se t’i nënshtroheni procedurës së zbardhimit të dhëmbëve:

Efektet anësore që mund të ndodhin: një nga efektet anësore më të shpeshta që ndodh pas zbardhimit të dhëmbëve është ndjeshmëria në 24 orët në vazhdim, pas procedurës, thotë Dr Melissa Naidyhorski, mjeke dentare. Një tjetër efekt anësor dhe pse jo kaq i shpeshtë është acarimi i indeve të buta dhe acarimi i mishrave të dhëmbëve. Zbardhimi i dhëmbëve mund të shkaktojë edhe të vjella, megjithëse ndodh në raste të rralla.

Bardhësia nuk zgjat gjithmonë: “zbardhimi i dhëmbëve është një proces afatgjatë, por jo një procedurë që përdoret vetëm një herë”- thekson Naidyhorski. Zakonisht bardhësia e dhëmbëve pas procedures zgjat 6 muaj deri në 3 vjet, në varësi të llojit të dhëmbëve dhe mënyrës së ushqyerjes.

Zbardhimi i dhëmbëve nuk duhet të aplikohet tek të gjithë: disa njerëz nuk duhet t’i nënshtrohen kësaj procedure, përfshirë këtu gratë shtatzëna, njerëzit alergjikë ndaj peroksidit, njerëzit me dhëmbë dhe mishra shumë të ndjeshëm. Njerëzit të cilët kanë shumë dhëmbë të mbushur nuk duhet t’i nënshtrohen kësaj procedure gjithashtu.

Rezultatet varen nga ajo që dhëmbët ishin më parë: edhe pas procedurës së zbardhimit të dhëmbëve nuk është e thënë që do të arrini bardhësinë perfekte. Çdo gjë varet nga ngjyra e smaltit tuaj dhe jo të gjithë njerëzit mund të kenë dhëmbë super të bardhë.

Duhet pasur kujdes me ushqimin: Pas zbardhimit, në 48 orët e ardhshme nuk duhet të pini kafe, çaj, verë, cigare dhe nuk duhet të konsumoni ushqime me ngjyrë të fortë që lënë njolla në dhëmbë. Ju duhet t’i lani dhëmbët 2 herë në ditë gjithashtu.