fbpx

Gjërat që duhet ti “prekni” para moshës 30 vjeçare 

Gjërat që duhet ti “prekni” para moshës 30 vjeçare 

Të gjithë ju keni tashmë një të kaluar unike dhe një synim për të ardhmen. Ekspertët kanë përgatitur një listë se cilët janë synimet kryesore të të rinjve për t’u arritur deri në moshën 30 vjeçare, shkruan Businessinsider, raporton Insjaderi

Ju nuk do të konsideroheni të gatshëm që të “hyni” në moshën 30 vjeçare nëse nuk i keni kaluar të paktën shumicën e “procedurave” të mëposhtme.

Këtu është lista se çfarë duhet të bëjë një profesionist përpara se të arrijë në moshën 30 vjeçare.

Shkarkimi

1. Të shkarkoheni

Të “shijosh” shkarkimin mund të jetë një eksperiencë e ashpër për të rinjtë, por ajo mund të shërbejë si një paralajmërim për t’u zgjuar nga gjumi dhe për të bërë ndryshime serioze.

2.Të largohet nga një punë e pavlefshme

“Jeta është shumë e shkurtër për të qëndruar në një punë që ju nuk e doni dhe të 20-at janë koha e duhur kur duhet ta merrni këtë rrezik”, thotë Kate Swoboda, njohëse e kësaj çështjeje.

Swoboda sugjeron që të  shkëmbeni punën tuaj të parëndësishme me një punë tjetër që ju e doni më shumë dhe të filloni të punoni për veten tuaj.

3. Shkruani një deklaratë me vizionin tuaj për të ardhmen

“Ju duhet të dini se ku jeni nisur, për të arritur në vendin ku dëshironi të shkoni”, tregon Swoboda

Deklarata për vizionin tuaj nuk duhet të jetë shumë e gjatë. Ju thjeshtë duhet të gjeni arsyen dhe shkakun pse e bëni atë punë që e dëshironi, raporton Insajderi

Ju mund t’u përgjigjeni pyetjeve në vijim që ta krijoni një “deklaratë” të vizionit tuaj: 1. Si dua të ndihem kur shkoj në punë çdo ditë, 2. Si ndikon pozitivisht puna në jetën time?, 3. Cila është kënaqësia e kësaj pune?

5.Mësoni ta kontrolloni dhe të jeni pronarë i kohës suaj

Nëse keni aftësi të menaxhoni kohën tuaj në mënyrën e duhur para se të arrini në moshën 30 vjeçare, atëherë kjo mund të ju shërbejë në shumë aspekte.

“Koha është para dhe asnjë kompani nuk dëshiron që ‘paratë’ e tyre të keqpërdoren”,thotë Barry Saltzman, ekspert i strategjisë biznesore.

5. Tregojani vizionin tuaj të tjerëve

Tashmë e dini dhe e kuptoni vizionin tuaj, përpiquni që t’ua tregoni të tjerëve atë.

“Të ndani aftësitë tuaja me të tjerët është mirë dhe klasike, por kjo nuk i bën të tjerët që të ju pyesin më tutje për aftësitë tuaja të tjera”, tregon Michelle Ward, eksperte për krijimin e karrierës.

6. Bëhuni një ekspert

“Deri në moshën 30 vjeçare ju duhet ta kuptoni më së miri se çfarë mund të bëni”, tregon Satlzman.

“Nga të dyja anët si profesionale ashtu edhe nga pikëpamja e kualitetit tuaj, të jeni një ekspert në ndonjë fushë është shumë e rëndësishme”, thotë Satlzman.

Refuzimi

7. Mësohuni ta pranoni refuzimin me mirësi

Refuzimi, ngado që rrjedh, nuk është i mirë dhe nuk të jep kënaqësi, por duhet të pranohet që është pjesë e jetës.

“Kur një gjë e tillë ndodhë, pranoje humbjen, por vazhdo tutje. Mos shpenzo energjinë tënde duke ngacmuar personin që të ka refuzuar, apo personin e pranuar. Ju vetëm do ta bëni veten tuaj më të hidhur dhe do të dukeni si të niveleve më poshtë”, tregon Christi Wentz.

8. Mbani një “libër të fitimeve”

Ky është vendi ku ju i ruani të gjitha komplimentet që i pranoni për punën tuaj dhe përfitimet që i keni nga ato.

“Duke i mbajtur ato të gjitha në një vend, ju do të mund të kuptoni se cilët janë punët që i bëni mirë “, tregon Wentz.

9. Kontaktoni me njerëzit që i admironi

Nëse keni ndonjë njeri që ju ka ndihmuar apo inspiruar që të bëni diçka, e cila ju ka sjell sukses atëherë përpiquni të kontaktoni me të.

“Shpesh, njerëzit hezitojnë që të dërgojnë mesazhe të tilla sepse ata mendojnë që ajo nuk do të lexohet, por do të çuditeni se sa shpesh liderët e vërtetë u përgjigjen fjalëve të mira me falënderime”, tregon Swoboda, raporton Insajderi.

10. Bëhuni mjeshtër komunikimi

“Fatkeqësisht, shumica e njerëzve nuk shfrytëzojnë kohën e tyre për të përmirësuar cilësitë e tyre komunikuese dhe trajektorja e karrierës së tyre pëson shumë nga ky fakt”, thotë Saltzman.

“Kur të arrini afër të 30-ave ju duhet të jeni në gjendje që të performoni ide efektive dhe aftësi të dobëta të shkrimit janë thjeshtë të pafalshme”, tregon ai

“Gjithçka që ju shkruani apo thoni janë përfaqësim i juaji si person, pra, pse po vazhdoni të shkruani dobët?”, pyet Saltzman.

Krijimi i lidhjeve

11. Mësoni të krijoni lidhje

Ju mund ta urreni, por lidhjet me njerëz të tjerë janë esenciale për ndërtimin dhe zhvillimin e një karriere të suksesshme. Një studim tregon se ka një korrelacion mes lidhjes dhe rritjes së pagës.

12. Mësoni t’i zgjidhni konfliktet

“Konfliktet janë gjithandej dhe është e pafalshme nëse nuk dini t’i kontrolloni e zgjidhni ato”, shpjegon Saltzman.

Ju duhet të keni aftësi për t’i zgjidhur dhe kontrolluar konfliktet me njerëz të ndryshëm. Gjithmonë para jush do të ketë njerëz që iniciojnë ndonjë konflikt dhe ju duhet që më së miri të gjeni një zgjidhje të duhur pa e ndikuar asnjë nga ata që janë të përfshirë./Insajderi