Gjergji uron Tërnavën për Fitër Bajram

Gjergji uron Tërnavën për Fitër Bajram

Ipeshkvi Dodë Gjergji, i ka dërguar një letër urimi Kryemyftiut Naim Tërnava për nder të festës së Fitër Bajramit, njofton Insajderi.

Në këtë letër thuhet se Ipeshkvi Dodë Gjergji ka shprehur dëshirën që të shkonte personalisht te ai për ta uruar atë dhe Bashkësinë Islame, por që siç tha, rrethanat e jashtëzakonshme të pandemisë nuk po ia lejojnë.

“Besoj shumë që besimtaret e të dyja besimeve tona janë bërë më të fortë në fe dhe e kanë kuptuar më mirë se sa shumë kemi nevojë për njëri-tjetrin”, thuhet në urim.

“Festimi i Bajramit le t’Ju begatojë shpirtërisht e Zoti me mëshirën e Tij t’Ju pranojë sakrificën e agjërimit që e keni ushtruar gjatë muajit të Ramazanit”, thuhet mes tjerash në urim. /Insajderi.com