Gjermani: Dy persona kanë vdekur dhe 10 janë plagosur nga përplasja e një automjeti

Gjermani: Dy persona kanë vdekur dhe 10 janë plagosur nga përplasja e një automjeti

Dy persona humbën jetën dhe 10 të tjerë u plagosën pasi një automjet përplasi këmbësorët në qytetin Trier në rajonin Rheinland-Pfalz të Gjermanisë, transmeton Insajderi.

Policia e Trier, në një deklaratë në rrjetet sociale bëri të ditur se automjeti ka plagosur shumë persona pasi ka hyrë në një rrugë të mbyllur për trafikun e mjeteve.

Ndërkohë në deklaratë është bërë thirrje që të qëndrohet larg vendit të ngjarjes.

Sipas lajmit të SËR të lidhur me kanalin e parë televiziv gjerman ARD, në ngjarje kanë humbur jetën dy persona dhe janë plagosur 10 të tjerë.

Më tej në lajm thuhet se drejtuesi i automjetit është arrestuar. /Insajderi.com