
Gjermania ndjehet moralisht përgjegjëse për Luftën e Dytë Botërore, por çështja e dëmshpërblimeve për Poloninë ka përfunduar, deklaroi sot në Varshavë ministri gjerman i Punëve të Jashtme, Heiko Maas.
“Kjo çështje është e mbyllur për Gjermaninë”, tha Maas në një konferencë për shtyp të përbashkët me homologun e tij polak, Jacek Czaputowicz, duke ripërsëritur pozicionin e qeverisë gjermane.
“Njëkohësisht, Gjermania mban përgjegjësinë morale për luftën dhe askush nuk duhet të harrojë vuajtjet që kaloi Polonia”, theksoi Maas.