Gjermania do të marrë 1.500 emigrantë nga Greqia, pasi zjarri i madh la mijëra të pastrehë

Gjermania do të marrë 1.500 emigrantë nga Greqia, pasi zjarri i madh la mijëra të pastrehë

Gjermania do të marrë më shumë se 1,500 emigrantë që strehohen aktualisht në ishujt grekë, njoftoi të martën zëdhënësi i kancelares Angela Merkel Steffen Seibert, shkruan CNN, transmeton Insajderi.

Vendimi i vendit vjen pasi një zjarr i madh shkatërroi një kamp emigrantësh në ishullin grek të Lesbos.

Një deklaratë nga Seibert thotë se do të pranohen 1.553 njerëz nga 408 familje që kanë siguruar tashmë statusin e refugjatit.

Përveç kësaj, qeveria gjermane është “e përkushtuar për një zgjidhje të mëtejshme evropiane me vendet e tjera anëtare mikpritëse,” tha ai. /Insajderi.com