Përfundimi i suksesshëm i dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është shumë i rëndësishëm për Gjermaninë.
Këtë e ka thënë ambasadori i ri i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde.
“Gjermania është përkrah jush. Dialogu dhe normalizimi i raporteve me Serbinë është prioritet”, është shprehur ai ndër të tjera, njofton Insajderi.
Kosova dhe Serbia pas një pauze të gjatë janë ulur në tryezën e Bashkimit Evropian për të dialoguar për një zgjidhje në mes dy vendeve.
Rohde, ka shprehur po ashtu shqetësim për situatën me pandeminë me të cilën po përballet Kosova.
Ai shtoi se Gjermania do të jetë e gatshme të sjellë edhe donacione të tjera që mundësojnë luftën me COVID-19. /Insajderi.com/
Good morning #Kosovo! Here is my video message to all Twitter followers in 🇽🇰and elsewhere 🌍. Looking forward to meeting you all soon (virtually)! pic.twitter.com/aU79xdrim8
— Ambassador Jörn Rohde (@GermanAmbKOS) August 6, 2020