Gjermania heq karantinën për udhëtarët nga Kosova

Gjermania heq karantinën për udhëtarët nga Kosova

Gjermania ka filluar me lehtësimin e masave anti-COVID’19 për shkak të rënies së rasteve të reja, njofton Insajderi.

Nga nesër, e dielë, Kosova, Maqedonia e Veriut, Serbia, Mali i Zi dhe disa shtete të tjera nuk do të jenë pjesë e listës së vendeve me rrezik të lartë nga infeksioni.

Gazetari i Deutsche Ëelle, Bahri Cani, nëpërmjet një video në kanalin e tij në Youtube ka informuar të gjithë mërgimtarët se është hequr karantina për udhëtarët nga këto shtete. Mirëpo, tha se duhet të keni patjetër me vete një test “negativ” jo më i vjetër se 48 orë.

“Më në fund mund të ju jam një lajm të mirë. Prej datës 16 Maj, udhëtarët nga Kosova, Maqedonia dhe Serbia janë të liruar nga karantina pasi të kthehen në Gjermani”, njoftoi Cani./Insajderi.com