Gjermania: Jemi në dijeni për Open Balkan, mbështesim Planin e Veprimit të Tregut të Përbashkët Rajonal

Gjermania: Jemi në dijeni për Open Balkan, mbështesim Planin e Veprimit të Tregut të Përbashkët Rajonal

Gjermania është në dijeni për nismën “Ballkani i Hapur”, i ka thënë   Deutsche Ëellen, një zëdhënës i qeverisë gjermane.

Ai ka deklaruar se çdo bashkëpunim rajonal në Ballkanin Perëndimor është për t’u përshëndetur.

“Në të njëjtën kohë, është me rëndësi që bashkëpunimi të jetë përfshirës dhe i hapur për të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor”, ka deklaruar ai.

Zëdhënësi gjerman, po ashtu deklaroi se Qeveria mbështet Planin e Veprimit për një Treg të Përbashkët Rajonal.

“Krerët e shteteve dhe qeverive të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, në samitin e fundit të Procesit të Berlinit më 5 korrik me ftesë të kancelares federale, pohuan përpjekjet e tyre për zbatimin e këtij projekti të rëndësishëm”.

Gjithashtu, deklaroi se detyra më urgjente tani është mbyllja e negociatave për katër marrëveshjet: për lirinë e lëvizjes me karta identiteti, për hyrjen, lirinë e lëvizjes dhe lejet e qëndrimit për shtetasit e vendeve të treta, për njohjen e licencave për mjekët, dentistët dhe arkitektët dhe njohjen e diplomave universitare,

“Në mënyrë që në Samitin BE-Ballkani Perëndimor të arrihen progres dhe përmirësime të prekshme për qytetarët e të gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor. Kancelarja gjermane e vuri në dukje këtë edhe në konferencën për media pas Samitit të Procesit të Berlinit, më 5 korrik”, theksoi ai.

“Ballkani Hapur”, është nisur nga tri shtete; Shqipëria, Serbia e Maqedonia e Veriut.

Kosova deri më tash nuk ka pranuar që të jetë pjesë e kësaj iniciative.

Kjo pasi sipas kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, fillimisht duhet bashkëpunim kombëtar për të vazhduar në atë rajonal.

Ndërkaq, homologu i tij në Tiranë, Edi Rama, ka deklaruar se “nuk e detyrojnë askë të bëhet pjesë e Ballkanit të Hapur”. /Insajderi.com