“Gjermania mund t’i bllokojë gjitha linjat me Kosovën shkak i Coronavirusit”

“Gjermania mund t’i bllokojë gjitha linjat me Kosovën shkak i Coronavirusit”

Gjermania mund t’i mbyllë kufijtë tokësor dhe ajror me Kosovën, në rast se vazhdon shkalla  e lartë e të infektuarve me Coronavirus të cilët kanë vizituar Kosovën nga Gjermania gjatë verës.

Kështu ka bërë të ditur medium gjerman, Tagesspiegel, i cili thotë se në Gjermani është rritur numri i rasteve me COVID-19 dhe një ndër faktorët qe ka ndikuar në këtë, përmenden personat që kthehen nga udhëtimi në Gjermani.

Në këtë artikull përmendet Kosova, duke iu referuar shifrave të Institutit Robert Koch, ka rezultuar që nga 6 mijë e 433 personave të infektuar, 1 mijë e 755 janë persona të kthyer nga Kosova.

Po ashtu theksohet shqetësimi pasi shumica prej të infektuarve që kthehen nga Kosova në Gjermani janë fëmijë dhe të moshave të mesme.

“Ekziston një shqetësim kur shikojmë grup moshat e ndryshme: në mesin e të infektuarve që deklaruan në hyrje se kishin qenë më parë në Kosovë, janë më shumë fëmijë dhe njerëz të moshës mesatare”, ka shkruar media gjermane.

Nëse situata do të vazhdojë të jetë e njëjta atëherë nuk do të mbetet rrugë tjetër pos bllokimi i të gjithave linjave në mes Kosovës dhe Gjermanisë. /Insajderi.com/