Gjermania raporton 1.013 viktima nga COVID-19 në 24 orët e fundit

Gjermania raporton 1.013 viktima nga COVID-19 në 24 orët e fundit

Në 24 orët e fundit në Gjermani humbin jetën 1.013 persona si pasojë e Coronavirusit, transmeton Insajderi.

Sipas Institutit Robert Koch (RKI) në Gjermani i cili kryen hulumtime në fushën e sëmundjeve infektive, thuhet se me 1.013 vdekjet në 24 orët e fundit numri i viktimave ka arritur në 49.783 ndërsa me 20.398 raste në 24 orët e fundit numri i rasteve arrin në 2.088.400, raporton Anadolu Agency (AA).

Numri i personave të prekur nga COVID-19 që ndodhen në kujdesin intensiv në Gjermani arrin në 4.836 prej të cilëve 2.777 janë të intubuar.

Deri më tani në vend kundër COVID-19 janë vaksinuar 1.3 milionë persona. /Insajderi.com