Gjermania raporton 269 viktima nga COVID-19 në 42 orët e fundit

Gjermania raporton 269 viktima nga COVID-19 në 42 orët e fundit

Në Gjermani gjatë 24 orëve të fundit si pasojë e Coronavirusit, kanë humbur jetën 269 persona, transmeton Insajderi.

Të dhënat e Institutit Robert Koch (RKI) tregojnë se gjithsej 87.995 persona e kanë humbur jetën si rezultat i infeksionit me Coronavirus.

Në 24 orët e fundit, COVID-19 u konfirmua tek 6.313 persona, duke e çuar totalin në 3.662.490. Incidenca javore, gjegjësisht numri i të sapoinfektuarve në 100 mijë banorë është 41.

Dozën e parë të vaksinës kundër COVID-19 në Gjermani e kanë marrë më shumë se 34.54 milionë persona ndërsa të dytën 13.05 milionë. /Insajderi.com