Gjermania regjistron 426 viktima nga Covid-19 në 24 orët e fundit

Gjermania regjistron 426 viktima nga Covid-19 në 24 orët e fundit

Gjermania ka kaluar kufirin prej 1 milion rasteve të koronavirusit të ri (COVID-19) që nga shpërthimi i pandemisë, transmeton Insajderi.

Gjermania u bë vendi i pestë në Evropën Perëndimore që regjistroi mbi 1 milion infeksione të COVID-19 pas Spanjës, Francës, Mbretërisë së Bashkuar dhe Italisë.

Rastet me koronavirus në vend arritën në 1,06 milion të premten, pasi 22.806 raste të reja u regjistruan në të gjithë vendin në 24 orët e fundit, sipas agjencisë së kontrollit të sëmundjeve të vendit.

Instituti Robert Koch raportoi gjithashtu 426 vdekje nga virusi i koronavirusit, shifra më e lartë ditore që nga fillimi i pandemisë. Numri zyrtar i vdekjeve arriti në 15.586.

Qeveria gjermane njoftoi të mërkurën se ka vendosur të vazhdojë masat e “bllokimit të pjesshëm” deri më 20 dhjetor mes rritjes së vazhdueshme të rasteve të reja.

Sipas masave, baret, restorantet, hotelet dhe hapësirat kulturore do të qëndrojnë të mbyllura për të paktën një muaj tjetër, raporton Anadolu Agency (AA).

Shkollat dhe qendrat e kujdesit ditor do të qëndrojnë të hapura, por në rajone me numër të lartë të rasteve të koronavirusit autoritetet lokale do të fusin masa shtesë.

Duke filluar nga 1 dhjetori, tubimet do të kufizohen në pesë persona nga maksimumi prej dy familjeve të ndryshme. Fëmijët nën 14 vjeç do të përjashtohen nga rregulli. /Insajderi.com